Zgjerohet Këshilli Politik, kush është deputeti që do të marrë pjesë në takim ditën e hënë

Forcat kryesore politike pritet të takohen sërish në Këshillin Politik për reformën zgjedhore 45 ditë pasi arritën më 5 qershor një marrëveshje mbi përmirësimin e proceseve zgjedhore.

Opozita parlamentare njofton se do të përfaqësohet në Këshillin Politik nga Rudina Hajdarin dhe Myslim Murrizin.

Njoftimin e bëri deputeti Edmond Stojku.

Ai shkruan:

“Te nderuar miq!

Ju njoftoj se pas dakortesise se paleve te keshillit politik, si dhe miqve tane te nderuar nderkombetare, per proçesin e ndryshimeve kushtetuese, opozita parlamentare vendosi perfaqesimin e saj!

Ne emer te 28 deputeteve firmetare te tre grupeve parlamentare dhe te deputeteve te pavarur, me te te cilet kemi kerkuar ndryshimet kushtetuese per:

1-Sistemin zgjedhor

2-Listat e hapura,

3-Zbatimin e rekomandimeve te Osbe Odihrit per depolitizimim e komisionereve, pra per administrate zgjedhore publike.

Jemi dakortesuar qe Perfaqesuesit tane ne keshillin politik do te jene Z.Myslim Murrizi dhe si Kryetare e Komisionit te Integrimit Znj. Rudina Hajdari!” – shkruan Stojku.