Zgjerimi i Greqisë me 12 mijë milje më Jon, Ministri grek trondit me deklaratën: “Ja sa shumë kilometra katrorë marrim”

Gjatë një seance parlamentare të mbajtur ditën e sotme në shtetin fqinj, Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias ka kërkuar votë unanime nga deputetët duke theksuar se përmes këtij projektligji të fuqishëm, Greqia fut në territorin e saj plot 13 mijë kilometra katrorë të rinj. Këto pjesë të detit Jon Greqia nuk i kishte më parë dhe deklarata e tij ka tronditur të gjithë shqiptarët.

Ky projektligj do të bëjë të mundur zgjerimin e territorit të Greqisë më 10% prandaj vota unanime e gjithësecilit në parlament është e rëndësishme.

Ndër të tjera ai tha:

Zgjerimi i hapësirës detare në 12 mijë na bën të fitojmë rreth 10,079 kilometra katrorë territor. Nëse nëse kësaj i shtojmë edhe mbylljen e gjireve (vendim i marrë pak ditë më parë nga Greqia sh.r), zgjerimi e tejkalon 13 000 kilometra katrorë. Nëse marrim në konsideratë se totali i territorit tonë është 135 000 kilometra katrorë, atëherë kuptohet edhe rendësia e këtij projektligji.

Unanimiteti i vërejtur gjatë diskutimit në komisionin përkatës është i nevojshëm të pasqyrohet edhe në votën e sotme duke marrë një mbështetje unanime nga deputetët. Jemi në një moment historik dhe unë dua të falenderoj ngrohtësisht palët për bashkëpunimin.