Zgjedhjet po afrohen! Duka zbulon ministrinë që kërkon të drejtojë

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka tha se partia e tij pas zgjedhjeve do të jetë një parti parlamentare dhe për shkak të programit që përfaqëson do të kërkojë drejtimin e Ministrisë së Bujqësisë. Duka garantoi se opozita është e përgatitur për çdo skenar pas ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

“Ne pretendojmë të jemi parti parlamentare me fuqi negociuese në parlamentin e ardhshëm, të drejtojmë ministrinë e Bujqësisë për të përmbushur premtimet tona, të përfaqësojmë të gjelbrit evropian, si një nga partitë moderne. Duke pasur parasysh dëshirën e shqiptarëve për lista të hapura dhe presionin ndërkombëtar, mund të shpresojmë të kemi një kod të ri zgjedhor.

Me formën përfundimtare të kodit do të bëjmë, do të dalim me skemat si do të shkojmë në zgjedhje. Ne po merremi me PD-në, që është partia më e madhe në opozitë dhe i kemi pothuajse skemat gati në të gjitha variantet”, tha ai për abc news.