Zgjedhjet në SHBA, Trump fiton në këtë shtet të rëndësishëm

Donald Trump ka fituar zyrtarisht Teksasin dhe 38 votat e tij elektorale, njofton AP. Demokratët kishin pasur shpresa për të ndryshuar rezultatin në shtetin tradicionalisht konservator, pasi Teksasi raportoi nivele rekord të pjesëmarrjes në votime.

Sidoqoftë, presidenti e mbajti këtë shtet, i cili ishte një tjetër i domosdoshëm për të. Demokratët gjithashtu kanë humbur disa gara në Shtëpinë e Bardhë në Teksas për të cilat ata shpresonin se do t’i ndihmonin për shumicën në “dhomë”. Sipas grafikëve, rezulton se në Teksas janë numëruar 94 për qind të votave, Donald Trump ka fituar 52.2% të votave, kurse Biden, 46.3%.