Zgjedhjet e 25 prillit po afrojnë! Kadia paralajmëron ndryshimin e madh

Besart Kadia, zv.ministër i Financave, foli për strategjinë dhe programin që PS do të ndjek për 2021 që do të fokusohet tek rimëkëmbja dhe se angazhimet e saj do të jenë me këmbë në tokë dhe realiste me ekonominë që kemi.

“Viti 2021 është një vit që nuk do të ketë rritje të borxhit dhe do të ketë konsolidim fiskal. Gjithashtu strategjia e re për investimet dhe biznesin. Këto të dyja përfshirë edhe me platformat e tjera për heqjen e burokracive dhe lehtësimit të procedurave shkon në kahun e modernizimit dhe krijimit të infrastrukturës institucionale. Viti 2021 do të jetë vit i një rimëkëmbjeje, i shëndetshëm dhe do të rikthehemi edhe më të fortë se më parë. PS deri tani ka pasur fokus mirëmenaxhimin e krizave. Në realitetin e ri ekonomik të krijuar po punohet për të qenë me një ofertë ekonomike të adoptuar me situatën. Ekonomia nuk është statike. Për të qenë ne serioz në po vazhdojmë në këtë rrugë”, tha Kadia për Report Tv.