Zgjedhjet e 25 prillit po afrojnë, Basha merr vendimin e SURPRIZË

Pasditen e sotme është publikuar lista e drejtuesve politikë të Partisë Demokratike për Tiranën.

Ajo që bie në sy është se kreu i PD Lulzim Basha ka vendosur që të mos jetë drejtues politik në kryeqytet, edhe pse deklaroi pak ditë më parë se do të ishte ai që do ta kryesonte listën e deputetëve të PD në Tiranë.

Do të jenë Alfred Rushaj, Grida Duma, Aldo Bumçi, Jorida Tabaku, Agron Shehaj, Albana Vokshi, Belind Këlliçi dhe Flamur Noka ata që do të marrin “frerët” e PD për zgjedhjet e 25 prillit.