Zgjedhjet e 25 prillit, numri dy i LSI zbulon qarkun ku do të kandidiojë

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka zbuluar edhe qarkun ku do të kandidojë për deputet në zgjedhjet e 25 prillit.
Në emisionin “Quo Vadis” Vasili tha se gjasat më të mëdha janë që ai të jetë në listën e Tiranës.

Megjithatë, sipas tij asgjë nuk është vendosur përfundimisht.

“Besoj në Tiranë, asgjë nuk them definitive në sensin që jo se e vë në diskutim, por përsa kohë lista nuk merr një pamje të plotë, unë jam pozicionuar në Tiranë.”