Zgjedhjet e 25 Prillit, Kryemadhi zbulon kush do ti marrë postet kryesore

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin “Real Story” deklaroi se duhet që të gjithë të ndalim shpopullimin e Shqipërisë.

Kryemadhi nënvizoi se postet kryesore në vend, në çdo fushë duhet t’i zënë profesionistët dhe jo drejtuesit politikë.

“Duhet ndalur shpopullimi i Shqipërisë. Arsimi ka nevojë për buxhet, që të mund të zhvillohet. Tarifat e shkollës së lartë të lehtësohen. Profesionistët duhet të zënë postet kryesore dhe të mos drejtohemi nga njerëz politikë. Sot nuk kemi laboratorë.

Sistemi universitar prodhon vetëm kartonë dhe jo profesionistë, që të konkurrojnë me tregun europian dhe botëror. Ne studentët më të mirë na i marrin shtetet e tjera, si Gjermania, Italia etj. Kemi shkatërruar pyjet dhe prandaj nuk konkurron dot”, u shpreh Kryemadhi.