Zgjedhja e Mark Markut si drejtues politik i Lezhës! Anëtari i Këshillit Kombëtarë të PD-së del kundër

Anëtari i Këshillit Kombëtarë të Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj foli në lidhje me zgjedhjen e pedagogut Mark Marku si drejtues politik i qarkut të Lezhës. Sipas Biberajt, Mark Marku është propozim i Bashës, sepse 20% e kandidatëve janë atribut i kryetarit të partisë.

“Z.Mark Marku nuk ka kaluar nga kufizat sepse ky ishte pakti, që 5 anëtarët nuk duhet të ishin të propozuar dhe nëse duhet të ishin propuzuar nuk do t’i nënshtroheshin filtrimit. Z.Mark Marku është propozim i z.Basha sepse në udhëzimin që është miratuar në kryesi, në qershor të vitit të kaluar është thënë tekstualisht që 20% e kandidatëve do të jena atribut i kryetarit të partisë z.Basha.

Kështu që në këtë rast z.Basha ka ushtruar të drejtën e vet që e ka të miratuar nga kryesia e këshillit kombëtarë dhe është normale që kryetari i partisë të ketë të drejtën për të përzgjedhur 20% pa kaluar kto filtrat partiakë”, tha Biberaj për Fax News.

Biberaj është shprehur se opozita në Shqipëri është një fenomen jashtëzakonisht i vështirë dhe nuk është dakort me ato politikanë që bëjnë opozitën e opozitës.