Zgjedhet e 25 Prillit! Manjani zbulon ‘shqetësimin’ çfarë po ndodh brenda strukturava të LSI

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani duke analizuar sondazhin e dytë të Euronews Albania dhe MRB, thotë se rezultati shpjegon dhe pse qeveria po tregohet shumë agresive ndaj LSI.

“Po ta vini re ndryshimet janë tek vota e majtë, tek rënia e PS dhe çoroditja e LSI. Ndërkohë që ngrihet PD me 4% këto të tjerat kanë rënie”, deklaroi z. Manjani.

Ai tha se roli i LSI meriton një vëmendje të veçantë pasi 14% e votuesve të saj janë të pa vendosur për votën e 25 prillit.

“Herën e fundit ka qenë 8% dhe tani është 14.1%, pra janë rritur votuesit jo besnikë të LSI. Por kjo nuk do të thotë se do të shkojnë tek PD apo PS. Kjo shifër mendoj që meriton një analizë dhe justifikim edhe agresivitetin e qeverisë me LSI. Qeveria e di këtë gjë, por e ka kot pasi edhe brenda këtyre të pavendosurve të LSI ka më shumë tendencë për të shkuar tek PD se sa tek PS”, u shpreh Manjani.