Zgjedhet e 25 Prillit, KQZ hedh shortin dhe zbulon si do ndahet komisionieri i shtatë mes PD-së dhe PS-së

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka zhvilluar një mbledhje për caktimin e partisë që do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-së në zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas njoftimit zyrtar, shorti ka përcaktuar që Partia Demokratike do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-ve të renditura me numër tek, ndërsa Partia Socialiste do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-ve të renditura me numër çift.

Sot është marrë vendim dhe për “Për miratimin e formatit dhe specifikimeve të vulës të KZAZ, të vulës së KQV, vulës së kryetarit të KQV dhe të vulës rezervë të KQV”.