Zëdhënësi i qeverisë gjermane jep lajmin e madh për shqiptarët

Kryeministri, Edi Rama ka folur për 60 minuta me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Ambasada e Gjermanisë në Shqipëri ka dhënë detaje nga biseda online mes Ramës dhe Merkelit. Zëdhënësi i qeverisë federale, Steffen Seibert shprehet se, mes Merkel dhe Ramës u fol për situatën e pandemisë, marrëdhëniet bilaterale dhe ekonomike si dhe për situatën në rajon dhe përparimin e Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit në BE. Ai tregon se, Këshilli Evropian ka vendosur në mars 2020, të hyjë në bisedimet zyrtare të pranimit me Shqipërinë.

“Videokonferencë e Kancelares Federale Angela Merkel me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Zëdhënësi i Qeverisë Federale Steffen Seibert njofton: Kancelarja Federale Angela Merkel dhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama zhvilluan sot një bisedë me njëri-tjetrin përmes një videokonference. Ata biseduan për situatën e pandemisë, marrëdhëniet bilaterale dhe ekonomike si dhe për situatën në rajon dhe përparimin e Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit në BE. Këshilli Evropian ka vendosur në mars 2020, të hyjë në bisedimet zyrtare të pranimit me Shqipërinë. Reformat e rëndësishme, të cilat do të përcaktojnë shpejtësinë e bisedimeve, prekin para së gjithash drejtësinë dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.”-thuhet në njoftimin e Ambasadës Gjermane./K.C/dritare.net