Zbulohet vajza që i kishte marrë zemrën Kujtim Prodanit

Kanë kaluar pak ditë që nga largimi nga kjo botë i këngëtarit dhe kantautorit të famshëm Kujtim Prodani. Ai humbi jetën 6 ditë pasi ishte shtruar në spital nga ku po luftonte me virusin. Pas lajmit të trishtë që shokoi botën e artit, homazhe të shumta u mbajtën për artistin e ndjerë nga miq e kolegë të industrisë së muzikës.

Ata ndanë me publikun momentet më të vyera krah Kujtim Prodanit por gjithashtu zbuluan shumë projekte që ai i la përgjysmë. Sakaq, mikesha e tij e ngushtë, Alda Bida e ftuar tek emisioni “Rudina” rrëfeu për herë të parë se ai kishte një vajzë që i kishte rrëmbyer zemrën, e cila ishte muza e tij. Ajo e donte, e kritikonte dhe ishte me të deri në momentet e fundit kur ai u largua nga kjo botë. Ja deklarata e plotë e Aldës.

Kujtimi kishte një mikeshë zemre, një person që ka qenë dhe vazhdon të jetë tepër i rëndësishëm në vitet e jetës së tij fundit, ashtu si Flori vëllai i tij. Mikesha e tij e zemrës, që ishe shoqja, por më pas u bë edhe kritikja e tij më e mirë, shumë nga ne e njohin, e dinë kush është, asaj vërtet iu është shkulur zemra.

Të jenë të sigurtë që të gjitha kujtimet e tij, në këngët e fundit ka qenë ajo që e konsultonte. Ishte ajo që në momentet e fundit shkëmbente mesazhet me miqtë dhe shokët kur ai nuk fliste dot më, vërtet që asaj vajze nuk ia prishte dot kurrë. Ka qenë diskret sepse nuk donte që gjërat e tij të rëndësishme ti ndante me të tjerët, lidhja e dashurisë i erdhi natyrshëm, nuk është se e kërkoi.

Ajo është një vajzë aq e mencur, kishte një dashuri aq të madhe për Kujtimin saqë nuk e ndryshoi atë si njeri. Kaq shumë e desh dhe e do,”– rrëfeu skenaristja, e ftuar në emisionin “ -u shpreh ajo duke emocionuar publikun.