Zbulohet strategjia e demokratëve! Ja çfarë do të ndodhë në Kuvend

Parlamenti i rikthehet normalitetit. Mësohet se opozita nesër pritet të ketë debat të ashpër me mazhorancën për programin dhe kabinetin Rama.

Ashtu si në 2017 opozita nuk do ketë asnjë pyetje për qeverinë e re në mënyrë që të ketë sa më shumë kohë për vete për t’i bërë oponencë programit qeverisës.

Mazhoranca parashikonte që debati të zgjaste 6 orë por në konferencën e kryetarëve përfaqësuesit e Partisë Demokratike kanë kërkuar t’i jepet çdo deputeti 10 minuta kohe për të debatuar.