Zbulohet skema, gazetari i njohur tregon hapur si u marrin mjekët pacientëve miliona lekë

Pas skandaleve të një pas njëshme tek infektivi dhe “Shefqet Ndroqi”, mënyra se si punonjësit e shëndetisë pranojn rryshfet nga familjarët e pacientëve, sidomos ata me Covid-19, cdo ditë e më shumë po del në pah.

Ishte gazetari Mentor Kikia ai i cili në një intervistë të dhënë së fundmi ka zbuluar se si jo vetëm infermierët por edhe mjekët u marrin para pacientëve dhe familjarëve të tyre. Ai tregoi për herë të parë skemën se si ndodh kjo duke theksuar se rryfshetet e një mjeku shkojnmë më shumë se 5000 euro në ditë. Kikia kërkoi që për të shkatërruar këtë skemë të vihen në lëvizje qeveria me reformë, drejtësia me pranga e qytetarë me kurajo.

“Shkon përherë infermierja tek pacienti i tregon se kë do ketë për kirurg. Asnjë mjek nuk të vjen te koka për të të kërkuar lekët: Dua kaq lekë.Aty është formuar një rrjet, se njerëzit janë në pikë të hallit dhe ata janë të gatshëm të hedhin lekët, por janë konfuzë se nuk dinë sa t’i japin a janë pak a janë shumë.” – u shpreh ai./Source.al