Zbulohet shkaku i largimit të menjëherëshëm të Enxhëll nga “Love Story”: “Kishte presion nga…”

Këtë të hënë një ndër konkurrentet më të votuara nga publiku la përgjysmë spektaklin “Love Story” dhe më në fund ka vendosur që të zbulojë arsyen.

Bëhet fjalë për bukuroshen Einxhel e cila gjatë vetëeliminimit u shpreh se po ndjente shumë presion dhe nuk mund ta vazhdonte më garën për të fituar zemrën e princit, Saimirit.

Kishte komente të shumta që analizonin arsyen e vërtetë të largimit të saj dhe tani Einxhel konfirmoi se presionin më të madhe e kishte nga familja. Me anë të një postimi në rrjetet sociale ajo ka dhënë detaje rreth largimit të saj.

“Publik i dashur që më mbështetët përgjatë gjithë kësaj eksperience në Love Story ju kërkoj ndjesë që nuk kam mundur t’ju kthej përgjigje të gjithëve! E vetmja arsye që unë u tërhoqa normal ishte familja e para, por hyra aty si një vajzë e thjeshtë dhe ashtu doja të dilja! Kurrësesi nuk mund të bëhesha një shoëgirl”, shkruan Enxhëll duke falenderuar produksionin për mundësinë.

“Hyra për dashurinë, por zemra nuk mund të komandohet”, ka përfunduar Enxhëll.

Për “Daily Love Story”, mikeshat e saj gjithashtu konkurrente në emision kanë folur për herë të parë, ndërsa Suela preku pjesën e presionit nga
familja.