Zbulohet mjeku që kuroi Rudina Hajdarin nga Covid, vjen lajmi i madh

Rudina Hajdari pak ditë më parë bëri me dije se u infektua me Covid. Por sot ajo ka thënë se e ka mposhtur atë, ndërsa tregoi se mjeku i saj ishte Pëllumb Pipero.

“Doktor Pipero me dha sot lajmin e mirë se e kam mposhtur Covid19. Testi me doli negativ dhe më në fund mbas një periudhe të gjatë izolimi, do t’i rikthehem aktivitetit normal. Kemi shumë për të bërë të gjithë së bashku për të fituar mbi sëmundjen 30 vjeçare që ka kapur vendin.

Kujdesuni ju lutem për shëndetin dhe familjen sepse ky nuk është një virus i lehtë!”, është ky reagimi i fundit i bërë nga deputetja.

Foto: