Zbulohet lëvizja e fundit, çfarë po ndodh në Kinë? Shërbimet e taksive, metrove dhe autobusëve pezullohen në qytetin me 11 milionë banorë

Qyteti kinez Shijiazhuang, në provincën Hubei, ka pezulluar plotësisht transportin publik, për 11 milionë banorët e tij, pasi ka pasur një rritje të theksuar të rasteve me COVID-19.

Edhe pse prej muajsh Kina duket se ka vënë nën kontroll COVID-19, kjo lëvizje e këtij shteti tregon që situata nuk paraqitet mirë.Shërbimet e taksive, metrove dhe autobusëve do të pezullohen nga mesnata e së shtunës deri në një njoftim të ri.

Në qytet u zbuluan 117 raste të reja me koronavirus dhe që nga e premtja, provinca ka identifikuar një total prej 334 rastesh të transmetuara lokalisht. Njëjtë si në hapat e parë të pandemisë banorëve u është ndaluar të largohen nga qyteti. Autostradat kryesore u bllokuan, stacionet e trenave dhe autobusëve u mbyllën dhe fluturimet u anuluan.