Zbulohet emri, ja kush do ta zëvendësojë Eneda Tarifën në “Portokalli”

Thashethemet se Eneda Tarifa do të largohej nga spektakli “Portokalli” dolën të vërteta pasi këtë lajm vetë e ajo e konfirmoi pak ditë më parë përmes platformave sociale.

Këngëtarja e cila kishte 6-të vite shkëputje nga spektakli i humorit tha se tani që hoqi mallin për shtëpinë e saj të vjetër është gati për projekte të reja dhe të fokusohet vetëm tek vetja. Por më pas në rrjet lindën pikëpyetje të tjera se kush do të zëvendësojë yllin e muzikës dhë përgjigja nuk ka vonuar.

Mësohet se në vend të saj do të jetë bukuroshja Nevina Shtylla. Prej kohësh ajo ka qenë pjesë e stafit të “E Diell” dhe “Për’puthen 1” por u shkëput për një periudhë pauze. Burime të brendshme për revistën “ëho” kanë konfirmuar se javët e fundit Nevina ka qenë në provat e sezonit të ri të “Portokalli” që shumë shpejt do të shfaqet në ekran.

Sa i përket këtij lajmi, pritet reagimi i vetë Nevinës.