Zbulohet emri i kryetarit të ‘Nismës Thurje’, mësohet në cilin qark do të kandidojë Hajdari

Aktivistët e “Nismës Thurje” nuk e kishin zbuluar se kush ishte kryetari i tyre. Por ditën e sotme në një intervistë për Report TV, Endri Shabani, një nga themeluesit e kësaj lëvizje, ka deklaruar se anëtarët e tjerë kanë zgjedhur atë për të qenë përfaqësuesi i tyre, pra Endri Shabani do të jetë kryetari i partisë “Nisma Thurje”.

I pyetur nëse deputetja Rudina Hajdari do të jetë nënkryetare e partisë, Shabani e mohoi, ndërkohë që tregoi se Hajdari do të kandidojë për deputete në qarkun e Shkodrës.

“Mua më kanë zgjedhur kryetar që do të përfaqësoj partinë. Zonja Hajdari është kandidate në zonën e Shkodrës. Ligji kërkon që të kemi 180 kandidatë dhe jemi duke i mbledhur kandidatët sepse nuk i kemi ende”, tha Shabani.