Zbulimi nga Turqia i “oqeanit” me gaz në Detin e Zi, nga kush u urua fillimisht Erdogan?

Pas shpalljes nga Erdogan të zbulimit të sasive të mëdha të gazit në Detin e Zi, dy urime i kanë ardhur atij sipas Presidencës turke. I pari ka qenë homologu ukrainas Vladimir Zelensky.

Sipas Zyrës së Presidentit turk, Erdogan dhe Zelenski diskutuan për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale dhe zhvillimet rajonale. Presidenti i Ukrainës e uroi Erdoganin për zbulimin e rezervave të mëdha të gazit natyror në Detin e Zi dhe i uroi shumë sukses popullit turk. Urimi tjetër i ka ardhur nga Palestina.

Presidenti Mahmoud Abbas gjithashtu foli me Presidentin e Turqisë përmes telefonit, duke uruar Erdogan për zbulimin e gazit natyror në Detin e Zi dhe duke thënë se çdo sukses i Turqisë vlerësohet si një sukses i Palestinës.

Sipas Zyrës së Presidentit turk, Erdogan dhe Abbas diskutuan marrëdhëniet bilaterale dhe zhvillimet rajonale. Erdogan përsëriti gjithashtu mbështetjen e Turqisë për luftën e drejtë të Palestinës.

Më anë të anijes së dedikuar “Fatih”, Turqia zbuloi rezerva të gazit natyror të paktën 320 miliardë metra kub në Detin e Zi. Rezervat e gazit janë zbuluar në zonën ekskluzive ekonomike të Turqisë, rreth 170 kilometra larg bregdetit turk.

Ky zbulim e shndërron Turqinë në një superfuqi botërore të gazit natyror.