Zbardhet pasuria e Elisa Spiropalit, BIRN publikon shifrat, 22 mijë euro kesh në shtëpi

Që prej vitit 2018-të, Elisa Spiropali ka mbajtur postin si ministre e shtetit për Marrëdhëniet me Publikun ndërkohë që para kësaj ajo mbante postin tjetër atë të Drejtoreshës së Përgjithshme të Doganave.

BIRN ka publikuar ditën e sotme detaje rreth pasurisë së saj në një analizë të hollësishme. Spiropali është angazhuar në politikë në vitin 2009 dhe është aktualisht deputete dhe nënkryetare e Grupit Parlamentar Socialist, Sekretare për Aleancat dhe Bashkëqeverisjen si dhe zëdhënëse e Kryesisë së Partisë Socialiste.

BIRN gjithashtu ka nxjerrë detaje që përfshijnë vitet 2013-2018 ashtu sic ka bërë për figura të tjera të shquara politike. Në vitin 2013 ajo siguronte një pasuri prej 2.3 milionë lekësh ndërkohë që në fund të vitit 2018 pasuria e Elisës u shtua në 5.8 milionë lekë. Kursimet cash të saj mbajnë vlerën 3.4 milionë lekë. Likuiditetet bankare përfshijnë 1.5 milionë lekë dhe automjete prej 800 mijë lekësh.

Krahas kësaj, ka një paqartësi një prej kredive bankare në emër të saj pa sqaruar qëllimin e përdorjes së shumës së kredisë. Teksa kjo gjë është nën shqyrtim, BIRN zbulon edhe kursimet cash të saj dhe të bashkëshortit.

Në fund të vitit 2018-të, ata tejkaluan kufirin ligjor me shumën prej 22 mijë e 500 mijë lekësh që mund të mbahen jashtë sistemit bankar të lejuar prej 1.5 milionë lekësh.