Zbardhet kërkesa e papritur e Rexhep Meidanit

Ish-Presidenti i Shqipërisë, Rexhep Meidani ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që të ndërpresë funksionimin e Gjykatës Speciale të Hagës në një kohë afatshkurtër në rast se aty nuk ndodhet asnjë shenjë e një institucioni kosovar.

“Ku janë pretendimet për trafikimin e organeve, sepse këto ishin shumë të rëndësishme për lindjen e kësaj gjykate”. Ndërkohë që Thaçi është pëergjigjur shkurt vetëm për pyetjet e domosdoshme duke thënë se avokati i parashtroi më së miri pretendimet e tij, vete avokati pohoi me bindje se informacioni për mbajtjen në arrest të ish presidentit ishte i paplotë, se sjellja e tij në sallë me pranga ishte një turp dhe se salla gjykatës nuk kishte asnjë shenjë që të tregonte se ai qe një institucion kosovar, i miratuar nga parlamenti i këtij vendi.

Nese me te vertete, ne sallen e kesaj gjykate nuk ka asnje shenje te nje institucioni kosovar, atehere, me urgjence, Kuvendi i Kosoves duhet te ndermarre inisiativen e domosdoshme per amendamente ligjore rregulluese e imponuese, pse jo dhe per vendosjen e nje afati koheshkurter te nderprerjes se funksionimit te kesaj sajese politike, te miratuar ne nje parlament vendor dhe te “pompuar” si gjoja nje gjykate nderkombetare!…”, shprehet Meidani.