Zbardhet biseda, vjehrri i deputetit që u hodh nga spitali telefonoi fqinjin: Po ta dija ç’bëhet në spital s’do kisha ardhur

Mësohet se mbrëmjen e djeshme, Hasan Mira kishte telefonuar një fqinjin e tij. Hasan Mira, 65-vjeçari me Covid-19 që u hodh nga kati i 4-t i Sanatoriumit, ishte tmerruar nga kushtet e spitalit. Ai i kishte thënë: “Jam më mirë, më duket se ia hodha.

Mos ardhsha më në këtë vend!” Ky i fundit e pyet “Si e kishte futur telefonin aty” dhe i ndjeri i ishte përgjigjur: E kam futur me miqësi! Po ta dija se çfarë bëhet në spital nuk do kisha ardhur.” 65-vjeçari, mësohet se e kishte kryer aktin e rëndë në gjendje të rënduar psikologjike. Ai kishte vetëm 2 ditë i shtruar në spital, në gjendje të rënduar shëndetësore, por jo në intubim.