Zbardhen detaje tronditëse nga atentati i prokurorit, dëshmitë e 3 të miturve do t’ju shokojnë

Ditën e sotme gazetarja e njohur Klodiana Lala ka zbardhur detaje të tjera rreth cështjes gjyqsore që ka shkuar në SPAK në vitin 2019 sa i takon atntatit të prokurorit Arjan Ndoja.

Janë zbuluar dëshmitë e 3 të miturve që pretendohen se panë gjithcka duke e gjetur veten papritur në vendin e ngjarjes. Nga detajet e siguruara nga dosja e SPAK, 3 vëllezërit kanë parë autorët e atetatit të Shkozetit duke braktisur automjetin.

Të vegjlit ishin në tokën e tyre teksa mjeti me 2 persona një prej të cilëve dyshohet të ishte Redjan Rraja, ndaluan dhe hoqën kapuçat njëkohësisht duke lënë amët në sediljen e pasme. Pak momente më vonë vjen një automjet tjetër nga Durrësi dhe një prej personave këcënon Rrajën me fjalët ‘Do të të pres fytin”.

Pasi panë ngjarjen të miturit shkuan në shtëpi dhe lajmëruan babain e tyre i cili më pas lajmëroi policinë. Sakaq, 3 vëllezërit do të përballen në një proces gjyqsor me Rrajen. Së fundmi janë gjetur dhe prova që e bëjnë Rrajën fajtor. Ai besohet se e braktisi automjetin në Shkafanë në periferi të Durrësit. Automjeti nuk u dogj. U gjetën jo vetëm amët, por edhe një palë syze të Rrajës, të personalizuara. Në makinë janë përftuar ADN, ndërkohë që një profil ADN nuk rezulton i përputhshëm me të skeduarit më parë.

Nuk besoj se ka mbrojtje zyrtare për vëllezërit e mitur, dosja u është shpërndarë avokatëve. Janë duke vijuar hetimet. News24 disponon gjithë dosjen hetimore. Detyrë e institucioneve që nëse jeta rrezikohet. Nuk janë marrë në mbrojtje.”