Zaho feston ditëlindjen, Linda Rama ndan pamjen e veçantë nga festa

Kjo e shtunë është një ditë shumë e veçantë për familjen e kryeministrit Edi Rama. Vogëlushi Zaho feston 6-vjetorin dhe Linda ka publikuar foton e parë nga festa në rrjete sociale.

Në foton në fjalë, Rama, Linda dhe vogëlushi kanë pozuar të buzëqeshur, ndërkohë që në duar mbajnë tullumbace me emrin “Zaho” dhe numrin 6. “Lumturia e gjashtës”, ka shkruar Linda krahas fotos.

Kryeministri ende nuk ka bërë një urim publik për të birin, por nga fotoja e të shoqes shihet se po e shijojnë shumë këtë ditë.

Foto: