Yuri Kim trondit me deklaratën: “Tom Doshi person ‘non grata’ të mos kandidojë në zgjedhje”

Në një postim në rrjetin social Twitter, Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka vendosur të flasë për herë të parë me emra. Ajo ka kërkuar që personat që kanë kryer krime apo që janë nën hetime për cështje të tilla të mos kandidojnë në zgjedhjet e 25 prillit.

Ndër të tjera ajo përmendi emrin e Tom Doshit duke e cilësuar atë si person ‘non grata’ i cili në asnjë mënyrë nuk duhet të hedhë kandidaturën pasi konsiderohet i korruptuar.

“Ndërsa autoritetet zgjedhore përgatisin zgjedhjet, ia vlen të kujtohet ky përcaktim publik për korrupsion madhor, i vendosur nga Sekretari i Shtetit pas shqyrtimit të kujdesshëm të informacionit. Me siguri votuesit e shqiptarë meritojnë më mirë se kaq”. -shkruan ajo në Twitter.