Yuri Kim takohet me Peleshin dhe Xhaçkën, Ambasada Amerikane zbardh çështjet shumë të rëndësishme

Ambasada Amerikane në Tiranë ka zbardhur detaje nga takimi i ambasadores Yuri Kim me ministrat, Olta Xhaçkën dhe Niko Peleshin.

Postimi i Ambasadës.

Ambasadorja Yuri Kim u takua sot me Ministrat e sapoemëruar të Mbrojtjes Niko Peleshi dhe atë për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhacka. Gjatë takimit të saj me Ministrin Peleshi, Ambasadorja Kim rikonfirmoi rëndësinë e marrëdhënies midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë në fushën e mbrojtjes, si dhe mirëpriti rritjen e bashkëpunimit përpara “Defender Europe 21”, stërvitjes më të madhe ushtarake të zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri krahas forcave të Armatosura të SHBA dhe aleatëve të NATO-s. Gjatë takimit të saj me Ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ambasadorja Kim tha se mirëpret bashkëpunimin e ngushtë me Ministren Xhaçka në rolin e saj të ri, nënvizoi rëndësinë e forcimit të partneritetit tonë diplomatik dhe premtoi mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE .