Yuri Kim me paralajmërime të tjera, pas Tom Doshit është gati të nxjerrë emra të njohur që nuk duhet të kandidojnë në zgjedhje

Edhe pse nga porti i Durrësit, Yuri Kim nuk e ndalon dot askush për të kërkuar drejtësi maksimale në Shqipëri. Në një dalje të shkurtër për mediat ajo dha një paralajmërim të fortë për politikën dhe të gjithë duhet të kenë kujdes.

Ambasadorja Amerikane tha se pas Tom Doshit ka ende shumë figura të tjera politike që ajo i konsideron të korruptuar dhe për asnjë mënyrë nuk duhet të kandidojnë në zgjedhjet e 25 prillit. Yuri Kim paralajmëroi se ka gati listën me emra të tjerë që do ta publikojë sa më shpejt, duke shkundur kështu të gjithë politikën shqiptare.