Yuri Kim e nis ditën me një paralajmërim për politikën: “Kujdes, do të mbani përgjegjësi për…”

Ambasadorja amerikanë Yuri Kim e ka nisur ditën me një thirrje të fortë për poltikën shqiptare sa i përket zgjedhjeve të 25 prillit.

Nëpërmjet një deklarate të postuar online, Kim tha se udhëheqësit e partive duhet të kontrollojnë kandidatët e tyre dhe të tregohen sa më transparent me qyetarët. Ajo tha se të gjithë do të mbajnë përgjegjësi nëse zgjedhjet manipulohen duke promovuar kështu korrupsionin.

Ja postimi i plotë i saj: “Paralajmërim: Ndërsa partitë përgatiten për zgjedhjet, udhëheqësit do të mbajnë përgjegjësi për ata që garojnë nën flamurin e tyre. Ju lutemi kontrolloni kandidatët tuaj – mos fyeni votuesit, mos minoni demokracinë, mos promovoni korrupsionin.
Nëse doni të dini nëse ky paralajmërim mbetet i vlefshëm, kjo është ajo që Tony Blinken, i nominuari i Pres Biden për Sekretar i Shtetit, tha në seancën e tij 1/19 para Senatit: “Ne duam të lartësojmë punën në luftimin e korrupsionit”, shkruan Yuri Kim.