Ylli Manjani zbulon se çfarë fshihet pas vendimit të bujshëm për Ylli Ndroqin

GJKKO ka vendosur sekuestrimin e pasurive të biznesmenit Ylli Ndroqi. Ky vendim është marrë pas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Për ish-ministrin e Drejtësisë Ylli Manjani ky vendim është hakmarrje ose për një pazar të prishur, ose si përpjekje për të ndërtuar një pazar të ri.

Postimi i Manjanit:

“Me thënë të drejtën ajo që kam mësuar në këto 30 vitet e fundit, sulmi i pushtetit ndaj medias bëhet për dy arësye:

Ose si hakmarrje për një pazar të prishur, ose si përpjekje për të ndërtuar një pazar të ri…

Parimet e lirisë, demokracisë e shtetit ligjor janë të kompromentuara rëndë në këto raste. Dhe nuk merret më vesh se për faj të kujt ndodh kompromentimi…

Uroj që SPAK të mos jetë pjesë e kësaj loje!”, – shkruan Ylli Manjani.