Ylli Manjani tregon çfarë i mungon Ilir Metës

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i ftuar në emisionin e Adi Krastës ka komentuar sjelljen e presidentit Ilir Meta. Ai u shphet se “politikanit Ilir Meta i mungon skena politike. Edhe skenës politike i mungon Ilir Meta. Janë dy gjëra në vendin e gabuar”.

“Të gjithë politikanët në një fazë të jetës së tyre politike kanë paranoja. Kjo nuk është një gjë e mirë pasi nuk koincidon me atë që ndodh në realitet. Kjo i shkëput politikanët nga realiteti. Prandaj rotacionet janë të shëndetshme,” tha ai. Megjithatë, Manjani tha se për shkak të strukturës aktuale shoqërore dhe ekonomike në vend, rotacioni bëhet i vështirë, por edhe i domosdoshëm.

“Shqipëria sot krahasohet me Shqipërinë e vitit 1988. Kemi një njeri të vetëm që kontrollon çdo gjë, por mbi të gjitha kemi një strukturë sociale të deformuar. Njerëzit në Shqipëri sot ose varen nga shteti, ose punojnë në një biznes që duhet ta ketë mirë me shtetin. Varësia e jetës së shqiptarëve është e kolapsur. Edhe koha e Vehbi Alimuçës ishte më e mirë se kishte Rrapush Xhaferrin si konkurrent” tha ai.