Ylli Manjani thumbon keq PD dhe LSI me deklaratën

Ish ministri Ylli Manjani ka reaguar pas debateve të ashpra ditët e fundit mes qeverisë dhe opozitës për inceneratorët. Manjani ka një këshillë për opozitën dhe thotë se ata nuk duhet të shkojnë as në Sharrë, as në Elbasan, as Në Fier por tek Kryeministria për të protestuar.

Postimi i plotë:

Për miqt të mi opozitarë që merren me denoncimin e mbetjeve nëpër landfields dhe inceneratorë, kam një sugjerim: Mos u lodhni hiç të bëni lajme e kronika as në Sharrë, as në Elbasan, as Në Fier e as gjetkë.

Dilni tek kryeinceneratori i Shqipërisë. Tek Kryeministria. Aty digjen e trajtohen mbetjet, autorët e mbetjeve e mbetjet e mbetjeve. Aty digjen para e interesa marramendëse. Aty incenerohen, riciklohen e trajtohen, letra, vendime, karriera, zyrtarë, opozitarë dhe pafund qytetarë në nevojë.

Aty protestoni, sepse aty është problemi.