Ylli Manjani godet qeverinë Rama: Ja cili ishte krye mesazhi që emetoi Rilindja këtë javë

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani nëpërmjet një postimi në Facebook nuk i ka kursyer sulmet ndaj qeverisë Rama. Ai ka ironizuar dosjen e SPAK për përgjimet e komisionerëve dhe shton se kjo çështje u bë bajate kur u zbulua gjendja ekonomike e të akuzuarve.

Postimi i plotë:

“Krye mesazhi që emetoi Rilindja këtë javë që lamë ishte:

“…Komisionerët që arrestoi SPAK ishin në shumicë të PD dhe LSI. Kjo tregon qartë se kush flet për vjedhje e kush i vodhi zgjedhjet e 2017…”

E bënë lajm me detyrim nëpër media këtë mesazh, tjetër punë se u sfumua shpejt kur doli se po arrestonin të vd ekurit. U bë edhe më bajate kur media zbuloi se ç’fakirë ishin ata të gjallë që i akuzon Rilindja nëpërmjet SPAK…

Por mesazhi që Edi Rama dha ishte se PD dhe LSI urdhëruan komisionerët e tyre që të vidhnin vota për llogari të PS.

Super llogjikë, apo jo!
Top fare!”, ka shkruar Manjani.