“Xhubleta” së shpejti në UNESCO? Studiuesi i njohur zbulon detajet

Traditat, veshjet e vecanta që datojnë prej viteve 1950 madje dhe më herët na bëjnë krenarë që jemi shqiptarë. Së fundmi mësohet se Xhubleta do të bëjë debutimin e saj për herë të parë në UNESCO me shpresën se kjo veshje do të mbrohet me ligj nga ajo.

Këtë gjë e pohoi sot studiuesi i mirënjohur Jaho Brahaj në një intervistë për Top Albania Radion ku theksoi se po bëhen gati dokumentat e Xhubletës për tu paraqitur në UNESCO.

“Sipas rregullave që ka UNESCO brenda muajit mars do të dorëzojmë xhubletën bashkë me dosjen përkatëse dhe në shtator presim konfirmimin e tyre.” -tha ai duke na gëzuar të gjithëve.