Xhemi Shehu thyen “rregullat”, publikon si asnjëherë bashkëshortin (FOTO)

Xhemi Shehu është munduar për kaq vite që jeta e saj private të jetë vetëm e saj dhe partneri i moderatores është cilësuar gjithmonë në media si “misterioz”. Xhemi është nënë e dy djeve të cilët së fundmi nuk i ka mbajtur edhe aq të fshehtë sa më parë. Madje, moderatorja e cila kurrë s’ka ndarë një foto të bashkëshortit të saj, e ka bërë “zemrën gur” së fundmi.

Në një postim në InstaStory, Xhemi ka treguar se e ka kaluar ditën me familjen dhe nga larg ka fotografuar bashkëshortin e saj. Ai shfaqet duke ecur krah njërit prej djemve të tyre, teksa shijojnë së bashku kohën e familjes.

Partneri i Xhemit quhet Ervis Sula dhe është administrator i një shtypshkronje në Tiranë. Biznesmeni është shfaqur shumë rrallë përkrah prezantueses në publik, e fotot e të dyve bashkë numërohen me gishtat e të njëjtës dorë.

Foto: