Voltana Ademi jep lajmin e hidhur: Janë të vështira fjalët, nuk ishte kohë lamtumire

Kryebashkiakja në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi ka shprehur ngushëllimet për policin bashkiak, Rauf Guri që humbi betejën me koronavirusin. Efektivi ndërroi jetë në spitalin rajonal të Shkodrës mbrëmjen e djeshme, ndërsa po rikuperohej për pasojat e lëna nga Covid-19.

Ndërkaq, në një postim në rrjetet sociale Ademi e përshkruan policin si njeri të përkushtuar dhe familjar të mirë. “Të vështira janë fjalët në të tilla momente..nuk ishte kohë lamtumire për njeriun e përkushtuar, familjarin e mirë dhe punonjësin model Rauf Guri.

Fitove çdo betejë në radhet Policisë Bashkiake, por nuk ia dole me gjithë përpjekjet në luftën me Covid19. Në këtë moment të vështirë i shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve!”, shkruan Ademi.