Vjen stuhia më e fuqishme në botë, ja çfarë pritet të ndodhë

Mijëra banorë janë evakuuar në pjesën jugore të ishullit Luzon, pasi qeveria e Filipineve paralajmëroi afrimin e stuhisë ‘Goni’.

Siç raporton “Al Jazeera“, rreziku është mjaft i madh sipas autoriteteve pasi stuhia përllogaritet të jetë e kategorisë 5, më e fuqishmja në botë gjatë këtij viti.

Stuhia pritet të përplaset me arkipelagun me një shpejtësi 215 kilometra në orë dhe autoritetet i tremben shkatërrimeve të mëdha duke larguar kështu me detyrim banorët e zonës.

Kjo është stuhia më e fortë që pritet të godasë Filipinet që prej vitit 2013, ku vd iqën 6 300 persona.