Vjen reagimi i Ramës pas dënimit të sanitares tek “Shefqet Ndroqi”, “Kjo është një mënyrë të punuari e shumë njerëzve”

Ditën e sotme u vendos dënimi me burg nga gjykata për sanitaren Tire Alldervishi që arriti t’i merrte vajzës së një pacienteje me virus 8 milionë lekë për shërimin e saj. Teksa tha se nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore, procesi ndaj saj ka vazhduar si normalisht.

Pak orë pas këtij vendimi vjen edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama i cili u shpreh se fatkeqësisht kjo është mënyra se si punojnë dhe fitojnë para shumë njerëz në vendin tonë.

“I keqardhur për atë historinë e asaj sanitares që faktikisht cënon imazhin, reputacionin e punën e jashtëzakonshme të mjekëve e infermierëve e krijon perceptimin që kjo është një mënyrë të punuari e shumë njerëzve apo është pjesë e sistemit të punës.

Realisht e vetmja gjë që më ka pëlqyer, apo ngrohur në atë ngjarje ka qenë puna e bërë nga gazetarët investigativë se kanë nxjerrë në pah një llum, natyrisht të papërtypshëm, por njëkohësisht nuk kanë provuar përkundrazi, do të thosha që të gjithë investigimet e tyre nuk ka rezultuar që ajo sanitare të ishte e lidhur me mjekë e ky të ishte një zinxhirë.

Duhet të jetë një këmbanë alarmi për të gjithë e në radhë të parë për njerëzit që janë në nevojë që s’duhet të ndjekin rrugë të tilla.

Se siç nuk ka pyll pa derra s’ka asnjë sistem e asnjë sektor ku të mos gjenden fundërrina të tilla që mund të jenë dhe mjek por kjo nuk e zhbën sakrificën tuaj ju jeni më të ekspozuarit e jo vetëm që s’keni lënë njeri rrugëve por keni vënë jetën tuaj në rrezik pavarësisht se janë garantuar mjeke mbrojtëse, por kjo flamë nganjëherë nuk pyet për asgjë“ -tha kreu i shtetit.