Vjen ndryshimi drastik i motit, zbulohet çfarë na pret në vijim pas reshjeve të dëborës në pjesën më të madhe të Shqipërisë

Goditja e fuqishme dimërore edhe pse afatshkurtër megjithatë ia vlejti për të mos shkuar huq krejtësisht stina e dimrit. Pamje nga më spektakolaret u panë në tërë rajonin tonë nga reshjet e dendura të borës, megjithatë acarit të fortë siberik po i vijë fundi siç mund të shihet edhe në foto ku ngjyra e kaltërt por tërhiqet thellë në lindje dhe verlindje. Kjo nuk do të thotë së nuk do të këtë ngrica edhe netëve dhe mëngjeseve të ardhshme, por ato nuk do të jenë të forta.

Temperaturat ditore do të shënojnë ngritje çdo ditë ë më shumë. Po ashtu nga Evropa Perëndimore tani kemi krijimin ë një anticikloni shumë të fuqishëm i cili përmban ajrin e thatë.

Gjatë ditëve të ardhshme na pret mot kryesisht i thatë, por pritën edhe vranësira herë pas here sidomos nesër pasdite vonë ose në mbrëmje, përpos vranësirave mund të ketë edhe reshje lokalë shiu ose flokë dëbore.