Vjen mesazhi urgjent nga Gjermania për Shqipërinë, në veçanti për deputetët

Numri dy i CDU-CSU në Budestagun gjerman, Johan Wadephul ka shprehur keqardhjen se marrëveshja e 5 qershorit nuk është kodifikuar ende, ndërsa bën thirrje për miratimin e saj pa asnjë ndryshim.

Wadephul shton se aprovimi i reformës zgjedhore dhe zbatimi i saj është kyç për rrugën e integrimit të Shqipërisë në BE, ndërsa e mbyll reagimin e tij duke thënë “Forca Shqipëri”.

Postimi në Twitter:

“Shpreh keqardhjen që marrëveshja e 5 qershorit nuk është kodifikuar akoma. Aprovimi me konsensusin e partive politike i reformës zgjedhore, pa asnjë ndryshim, si dhe zbatimi i saj është kyç për rrugën e Shqipërisë drejt BE. Nxis të gjitha palët, e në veçanti deputetët, ta finalizojnë këtë kriter të rëndësishëm. Forca Shqipëri!”, ka shkruar ai.