Vjen kthesa e madhe! Si do të jetë moti javën e ardhshme në Shqipëri

Sa i përket javës së ardhshme, e cila është e fundit për muajin Tetor, meteorologët shprehen se do të ketë përmirësime të motit vetëm ditën e Enjte dhe të Premte.

“Java e fundit e muajit tetor do të paraqitet tipike e vjeshtës se do të kemi herë pas here prezencë të vranësirave, rrebeshe shiu, kryesisht dita e martë do të na sjellë reshje shiu deri mesatare në territorin shqiptar në zonat malore. E enjtja dhe e premtja do të paraqiten në kushtet e motit të kthjellët. Fillim java që vjen do të paraqitet e paqëndrueshme me vranësira dhe reshje shiu”, tha Bani për Fax News.