Vjen kërkesa e papritur për kryeministrin Rama: “Duam Saimir Tahirin”

Genc Sejko, i njohur si djali i memeve në Shqipëri i ka bërë një kërkesë kryeministrit Edi Rama, në rrjetet e tij sociale. Me anë të një statusi në Facebook, Sejko i kërkon Ramën rikthimin në detyrë të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit, pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt.

“Xhaxhi Edi! Na kthe Saimir Tahirin!,”-shkruan Sejko. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj dha dorëheqjen disa ditë më parë.