Vjen deklarata surprizë ‘live’ në studio: Nuk shikoj asnjë pengesë që të bashkëpunojmë me lëvizjen e re të Topallit

Skena politike në Shqipëri është gjallëruar me afrimin e zgjedhjeve të përgjithshme.

Fabjan Topollaj, përfaqësues i Bindjes Demokratike, u shpreh se nuk shikon asnjë pengesë që BD-ja të bashkëpunojë me forcën e re të ish-deputetes Jozefina Topalli.

“Bindja Demokratike ka marrë dy vendime kryesore: e para, refuzojmë të dalim me një koalicion para zgjedhjeve me tre forcat kryesore politike në vend, por jemi të hapur për bashkëpunim me këdo që mendon njësoj si ne. E dyta, në kushtet kur listat nuk u hapën, duam një listë të përbashkët me ne dhe ta hapim atë listë 100%. Me plotësimin e këtyre dy kushteve, nuk shikoj asnjë pengesë që të bashkëpunojmë me forcën e zonjës Topalli”, u shpreh Topollaj për A2.