Vjen deklarata e papritur e Lulzim Bashës gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar: Do të dorëhiqem që tani nëse ju pranoni se…

Më 13 qershor në Partinë Demokratike ka zgjedhje për kryetarin e ri të kësaj force politike. Vendimi është marrë në mbledhjen e Kryesisë së partisë.

Kryedemokrati Lulzim Basha, në Këshillin Kombëtar është shprehur, se nëse për anëtarët e Këshillit zgjedhjet e 25 prillit janë në rregull, atëherë ai jep dorëheqjen që tani.

“Zgjidhni dhe dua t’ju shoh të gjithëve në sy. Ose zgjedhjet janë të vjedhura dhe vazhdojmë në betejë, ose nëse për ju janë në rregull, atëherë unë jap dorëheqjen tani”, ka thënë Basha.