Vjen cikloni “Filomena”! ‘Alarmohen’ meteorologët, ja çfarë na pret orët në vijim

Cikloni “Filomena” po shkakton reshje historike bore në Spanjë dhe ky sistem ka lidhje të forta me sistemet ajrore që po depërtojnë edhe te ne duke na sjellë reshje të fuqishme atmosferike.

Në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore reshjet do të jenë kryesisht në formë shiu. Vetëm në viset malore reshje bore.

Reshjet e borës mund të paraqiten shkurtimisht në disa vise në Maqedoninë Veriore, por për ata që me padurim presin borë në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore ecuritë më të fundit sinoptike janë shpresëdhënëse.

Nesër vendi ynë sërish do të përfshihet nga rreshje shiu intesive dhe stuhi me aktivitet kryesor në zonën veriore dhe veri-perëndimore.

Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje me shpejtësi deri në 15-20 m/sek në bregdet Valëzimi do të jetë i forcës 6 me lartësi vale 1.0 deri në 2.0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.