Vjehrra i prish dasmën nuses, pamjet po bëjnë xhiron e botës (VIDEO)

Rivaliteti mes nuses e vjehrrës nuk ka as moshë, fe dhe as kombësi. Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kaliforni të SHBA-ve, teksa një grua ka ndërprerë dasmën e djalit të saj, pasi nuk binte dakord me betimet e nuses.

Ishte motra e nuses, Sarah Ragsdale, e cila postoi në Tik Tok momentin e pabesueshëm që ndodhi gjatë martesës.

“Dasma e motrës sime disa vite më parë. Vjehrra e saj e ka urryer gjithmonë. Ajo është nga ato vjehrra që ndihet sikur motra ime po ia merr djalin e saj”, shkroi ajo në një nga videot e postuara. /albeu.com/

Video: