Vjehrra dhe nusja humbin jetën nga COVID brenda 24 orësh në Gramsh, në gjendje të rëndë edhe kryefamiljari

Dy pjesëtarë të një familjeje në Gramsh kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit. Mësohet se vjehrra, nusja dhe bashkëshorti i kësaj të fundit kanë rezultuar me Covid19.

Ditën e djeshme është ndarë nga jeta vjehrra 78 vjeçare, ndërsa sot ka humbur jetën edhe nusja 55 vjeçare.

Mësohet se në gjendje të rëndë ndodhet edhe bashkëshorti i 55 vjeçares.