Viti i ri shkollor, si do të zhvillohet mësimi? Ilir Beqaj zbulon një ndër alternativat

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ishte së fundmi i ftuar në studion e “Abc News” me Mirela Milorin. Ai foli për hapjen e shkollave dhe alternativat e zhvillimit të mësimit.

Beqaj tha duhet menduar për një mënyrë që nuk e zëvendëson marrëdhënien njerëzore mes mësuesit dhe nxënësit. Sipas tij, një alternativë është zhvillimi i mësimit 2 ditë në klasë dhe 3 ditë online.

“Marrëdhënia njerëzore mësues-nxënës është e pazëvendësueshme. Kush ka maturën ose klasën e nëntë duhet të jetë shumë i kujdesshëm.

Mundet të bëhen dy ditë në klasë dhe tre ditë online, por mbetet për t’u parë”, tha ai.