“Virusi po shfaqet në 6 lloje të ndryshme”, infeksionisti i njohur nxjerr prapaskenat që po ndodhin me COVID-19 dhe jep lajmin e mirë

Mjeku infeksionist Ilir Tolaj shprehet se virusi COVID-19 po paraqitet në 6 tipe të ndryshme, ndaj dhe për zbuluesit është e vështirë të zbulojnë anti-trupat që e vrasin. Për më tepër, ai nënvizon se shkencëtaret janë në hapat e fundit për krijimin e vaksinës kundër këtij infeksioni.

Në një reagim për Klan Kosova, mjeku tha se rezultatet e para të këtij studimi janë mjaft shpresëdhënëse.

“Aktualisht janë të njohur 6 tipe të koronavirusit SARS Cov 2, meqë tipi L, ai i pari që e ka shkaktuar epideminë në Wuhan, i izoluar në nëntor 2019, tashmë është zhdukur. Tani nëpër botë më së shumti është i përhapur tipi G i koronavirusit; diku rreth 74% të të gjitha mostrave i takojnë këtij tipi. Pos këtyre 6 tipeve kryesore të virusit SARS Cov 2, hulumtuesit kanë identifikuar edhe disa mutacione të tjera të rralla (<1%), të cilat, nuk janë shqetësuese edhe pse edhe ato po monitorohen me kujdes”, u shpreh Tolaj.